Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Kosova masat më të mëdha financiare s’i ka vuajtur nga BE-ja, por nga opozita

GD
Gazeta Demos19 dhjetor 2025 në 11:16
Kurti: Kosova masat më të mëdha financiare s’i ka vuajtur nga BE-ja, por nga opozita

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka komentuar vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit .

Kurti ka theksuar se këto masa ishin të padrejta qysh në fillim, por ka thënë se nuk kanë qenë asnjëherë “të hidhëruar” me BE-në, por të përkushtuar në rrugën drejt integrimit.

Por, sipas Kurtit, Kosova masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga BE-js, por siç tha ai nga opozita parlamentare.

“Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar ndaj BE-së, por kemi qenë të përkushtuar në rrugën drejt integrimit, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë dhe kampionë të vlerave demokratike.

Por më duhet të ju them edhe diçka. Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga BE-ja, por nga opozita parlamentare.

Në muajin e kaluar përkundër insistimit tonë, Kuvendi i Kosovës u shpërnda pa u votuar Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurove dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsejt, në mungesë të vullnetit dhe të votës së opozitës. Andaj, uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konsitutimit të Kuvendit, edhe opozita e tanishme t’ia heqë masat Kosovës”, tha ai.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 11:40Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit
  • 11:04QKUK: Gjendja e 30 vjeçarit për momentin është stabile
  • 10:46Shoferin e zuri gjumi? 12 të vdekur në aksidentin me autobus në Hungari
  • 10:40Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje
  • 10:22Zjarri në hotelin në Vlorë, një vajzë në gjendje të rëndë: I është djegur gati 100% e trupit