Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti kthehet në Kuvend: Shteti i humb 10 milionë euro në muaj nëse e ulim akcizën

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 18:20
Kurti kthehet në Kuvend: Shteti i humb 10 milionë euro në muaj nëse e ulim akcizën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer në Kuvend, ndonëse nuk ishin të pranishëm as ai, kabineti e as partia e tij, nga fillimi i seancës që po vazhdon, për çështjen e çmimit të naftës.

Kërkesën për uljen e akcizës për çmimin e naftës, Kurti e kundërshtoi, ndërsa situatën e ndërlidhi edhe me ekonomitë globale.

Sipas tij, kjo duket zgjidhje e thjeshtë, por i kushton vendit 10 milionë euro.

“Në kohë sfiduese, çmimet globale të energjisë dhe naftës kanë luhatje të vazhdueshme, është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta. Detyra jonë nuk është ta gjejmë rrugën më të lehtë, është ta zgjedhim rrugën më të drejtë, më të dobishme, më të qëndrueshme. Situata aktuale në tregun e derivateve ka sfiduar edhe ekonomitë më të mëdha të botës, ndërkaq te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta, pasi nuk ka pasur kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve në treg.

Kërkesat me thirrjen e kësaj seance, nuk janë të papritura. Në vazhdimësi, në secilën krizë apo luhatje, që kanë qenë shumë në këto 6 vitet e fundit, të parat masa të propozuara kanë qenë heqja apo ulja e TVSh, e në këtë rast edhe e akcizës për naftën. Në pamje të parë, kjo duket si zgjedhje e thjeshtë dhe e shpejtë, por në realitet është zgjedhje e kushtueshme dhe me efekt të pasigurt.”

Në një kalkulim të thjeshtë, kostoja mujore do të ishte minus 10 milionë euro për buxhetin e shtetit, vetëm për një muaj. Nuk mund të heqësh akcizës, e të mos heqësh shpenzime të tjera të caktuara, që mund të jenë pensionet, shtesat për fëmijë e nëna lehona.” – tha Kurti.

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit
  • 23:32Dy vrasjet e fundit në Kosovë: Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave
  • 23:19Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt
  • 23:19KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo
  • 22:54U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës