Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti kujton dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në 36-vjetorin e rënies: Zgjuan ndërgjegjen e popullit për mosnënshtrim

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2025 në 11:44
Kurti kujton dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në 36-vjetorin e rënies: Zgjuan ndërgjegjen e popullit për mosnënshtrim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, zëvendëskryeministren në detyrë, Donika Gërvalla, deputetë të Kuvendit dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe në 36-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania, Prishtinë.

Kurti theksoi se rënia e tyre “zgjoji ndërgjegjen kombëtare në nivele të larta” dhe sensibilizoi opinionin publik ndërkombëtar se në Kosovë ka një popull që nuk nënshtrohet dhe që do të rezistojë deri në lirinë për veten e tij.

“Është tejet interesante se si rënia heroike e Afrimit dhe Fahriut i ngjanë aq shumë rënies heroike 5 vjet më parë të Rexhep Malës e të Nuhi Berishës. Fahriu e Afrimi në ‘Breg të Diellit’, ndërkaq, Rexhepi e Nuhiu në ‘Kodër të Trimave’. Të dy luftuan deri në fund, ndërkaq, më 2 nëntor të vitit 1989, në bllokun e III-të, në hyrjen e III-të, aty ku kishin bazën e tyre ilegale, Fahriu e Afrimi luftuan për më shumë se 6 orë, dhe kjo tregon çfarë luftëtarësh të paepur kanë qenë ata .”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi gjithashtu se jeta, vepra dhe konteksti politik e shoqëror i rënies heroike të Afrimit dhe Fahriut ka nevojë të studiohet më shumë nga historianët, sociologët dhe shkencëtarët në Kosovë, pasi liria e brezave të ardhshëm varet nga sa mirë mësohet dhe përvetësohet veprat e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e popullit shqiptar.

“ Lavdi Afrimit e Fazliut dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë! “, shkroi Kurti tutje në ‘Facebook’.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Shqiptarët takohen me kongresistin Meeks: Kosova dhe Haga në fokus të diskutimeve
  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë
  • 23:31Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe
  • 23:20“Mezi presim të punojmë bashkë”, Ambasada amerikane reagon për zgjedhjen e presidentes Shiroka-Pula
  • 23:10Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulët të Gjilanit