Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

GD
Gazeta Demos1 shkurt 2026 në 12:42
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në përkujtimin e 36-vjetorit të vrasjes së Elfete Humollit, e cila u vra gjatë demonstratave të popullit në Lupç të Poshtëm, dy javë para se të mbushte 17 vjeç.

Ai kujtoi rëndësinë e qëndresës së nxënësve dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta që i paraprinë kryengritjes së armatosur.

Kurti kujtoi se demonstratat e vitit 1990 kishin prekur gjithë Kosovën dhe kishin vijuar për disa ditë.

“Para 36 vjetësh kishte demonstrata anembanë Kosovës, nëpër qytete dhe fshatra të Kosovës. Një natë më herët, më 31 janar 1990, ka pasur demonstrata të fuqishme në Podujevë, e të nesërmen ato kanë vazhduar edhe në Lupç të Poshtëm.”

Ai foli për shqetësimin dhe guximin e Elfetes si nxënëse e re. “Fjalët e fundit të Elfetes ishin: ‘Ku është Mentoi, a ka shpëtuar?’, sepse brengën më të madhe e kishte vëllanë e saj 13-vjeçar”, potencoi kryeministri në detyrë.

Kurti nënvizoi edhe pjesëmarrjen e Elfetes në demonstrata dhe rolin e saj në rezistencë. “Si nxënëse e Shkollës Ekonomike kishte dalë në demonstrata për Republikën e Kosovës, për mbrojtjen e popullit kundër okupimit të Serbisë. Elfetja, sikurse edhe shumë nxënës të tjerë, ishte në ballë të rezistencës dhe qëndresës, e cila i parapriu pastaj edhe kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja”, theksoi ai.

Kurti përkujtoi gjithashtu Mentor Humollin dhe thelbin simbolik të familjes Humolli për qëndresën e popullit.

“Mentori bie poashtu dëshmon, në maj të 1999 si pjesëtar i UÇK. Elfete e Mentor Humolli janë vëlla e motër, por janë edhe simbol i sakrificës dhe flijimit të njerëzve të këtij vendi, që me qëndrueshmërinë e tyre ndodhen në rrënjët dhe themelet e lirisë e shtetit tonë,” tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 15:31Gara: Gërmimet përfunduan zyrtarisht, 23 persona të gjetur në Kalludër dhe Jabukë
  • 15:16Shërbimi Korrektues ashpërson standardet në burgje: Rregulla të reja për sjelljen, sigurinë dhe pushimet e të dënuarve
  • 14:58Situata me zjarret në Shqipëri, Nufi: 252 efektivë të FA në terren
  • 14:56Tahiri për Thaçin: Lider i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës
  • 14:37Tahiri: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional