Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti në përvjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Mendje e ndritur e shqiptarëve, na ndriçon rrugën përpara

GD
Gazeta Demos16 maj 2026 në 18:17
Kurti në përvjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Mendje e ndritur e shqiptarëve, na ndriçon rrugën përpara

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Andin Hoti, me rastin e përvjetorit të 27-të të zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, ka vizituar Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe.

Duke kujtuar profesorin Hoti dhe veprën e tij, Kurti tha se ai ishte një mendje jashtëzakonisht e ndritur jo vetëm e shqiptarëve, për shkak se teoritë e tij politike kanë vlerë universale.

“Me shumë pikëllim e dhimbje kujtojmë ditën kur para saktësisht 27 viteve profesor Ukshin Hoti u lirua nga burgu i Dubravës, ku po mbahej si rob lufte, ku ishte fillimisht i burgosur politik, vetëm dhe vetëm që më pastaj të zhdukej dhunshëm dhe sot e kësaj dite ne të mos dimë gjë për të”, theksoi ai.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se veprat e Ukshin Hotit do të hyjnë në një fazë rileximi pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për botimin e tyre.

Deklarimi i plotë i Kurtit:

Ndodhemi këtu te Shtëpia Muze në Krushë të Madhe, në vendlindjen e profesor Ukshin Hotit, të bacës Ukë. Një mendje jashtëzakonisht e ndritur e shqiptarëve, dhe jo-vetëm, për shkak se teoritë politike të tij kanë vlerë universale dhe padyshim lexohen e do të studiohen edhe nga popujt e tjerë.

Janë teori të cilat i japin rol vendimtar vullnetit të popullit, janë teori të cilat tregojnë se si republika demokratike është sistemi më i mirë politik dhe gjithashtu janë teori të cilat i japin inkurajim emancipimit dhe çlirimit të popujve mbarë

Sot, më 16 maj, ne me shumë pikëllim e dhimbje kujtojmë ditën kur para saktësisht 27 viteve profesor Ukshin Hoti u lirua nga burgu i Dubravës, ku po mbahej si rob lufte, ku ishte fillimisht i burgosur politik, vetëm dhe vetëm që më pastaj të zhdukej dhunshëm dhe sot e kësaj dite ne të mos dimë gjë për të.

Mirëpo, profesor Ukshini na ka lënë veprën e tij, e cila duhet të rilexohet, nuk mjafton të lexohet, vetëm rileximi është lexim, ndërkaq leximi nuk është lexim, dhe ky rilexim i veprës së Ukshin Hotit padyshim që do të ketë një fazë të re me botimin e veprave të tij, për çfarë kemi marrë vendimin në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe është duke u mbledhur materiali nga Beogradi e Zagrebi e deri te Harvardi, ku ka studiuar, punuar dhe shkruar profesor Ukshin Hoti

E, kur vimë këtu te Shtëpia Muze dhe i shohim fotografitë e tij, disa prej tyre për herë të parë, na ngjallin shumë ndjenja të përziera. Në njërën anë, përplot pikëllim sepse sa mirë ta kishim të gjallë e aktiv e aktual. Por, në anën tjetër, edhe krenarë sepse lum që e patëm dhe padyshim që na ndriçon rrugën përpara, porsi rilindësit e tjerë të kombi tonë.

Lavdi profesor Ukshin Hotit dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 08:11MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë
  • 08:11PDK-ja me deputetët e saj edhe sot në sallën e Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës
  • 08:10Sot përurohet sheshi “Qamil Hoxha” në Prishtinë
  • 08:08Parashikimi i motit për ditën e sotme
  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin