Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti në veri, hapen zyrat e reja të Ministrisë së Bujqësisë

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 08:12
Kurti në veri, hapen zyrat e reja të Ministrisë së Bujqësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në veri të vendit, ku ka marrë pjesë në hapjen e zyrave të reja të Ministrisë së Bujqësisë.

Kurti u prit nga ministri Armend Muja, si dhe nga Xhelal Sfeqla dhe Elbert Krasniqi. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, si dhe deputetja Arjeta Fejza.

Në objektin e ri do të vendosen Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.

Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë për ekonominë e vendit, duke bërë të ditur se ky sektor përbën rreth 7 për qind të Bruto Produktit Vendor. Ai rikujtoi edhe sloganin “buka jonë në sofrën tonë nga toka jonë”, duke shtuar se institucionet po ofrojnë mbështetje përmes granteve që tashmë janë më të qasshme për qytetarët, pa diskriminim.

Ky zhvillim vjen në vazhdën e vendimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, të bërë të ditur nga ministri Muja, sipas të cilit të gjitha drejtoritë rajonale të agjencive vartëse që aktualisht funksionojnë në objekte me qira do të zhvendosen në objekte shtetërore.

Më shumë nga Lajme

  • 22:04Aleanca dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli
  • 22:02Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online
  • 21:49Shifër alarmante, 63 gra të vrara nga bashkëshortët në Kosovë që nga viti 2010
  • 21:32Kush është Roberto Vergori, gjenerali italian që do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë?
  • 21:12Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës