Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti pas mbledhjes: E kemi një mundësi tjetër për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

GD
Gazeta Demos12 shkurt 2026 në 16:27
Kurti pas mbledhjes: E kemi një mundësi tjetër për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së parë të qeverisë, ka shkruar për vendimet që mori kabineti qeveritar.

Kurti ka renditur pikat që u miratuan, duke i renditur më të rëndësishmet.

“Mbledhja përuruese dhe e parë e punës së kabinetit të ri qeveritar. Që në ditën e parë të punës, u mblodhëm për të miratuar buxhetin e vitit 2026 dhe listën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat prej kohësh presin miratimin në Kuvend e që kanë edhe afat skadence.

Gjithashtu, aprovuam vendimin për t’i kërkuar Kuvendit që të mundësojë zgjatjen e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit të kaluar edhe për muajin mars, në mënyrë që të sigurohemi se pensionet dhe pagat në sektorin publik të ekzekutohen me kohë, teksa komisionet parlamentare dhe deputetët e legjislaturës së 10-të trajtojnë dhe miratojnë buxhetin për këtë vit.

Rikujtojmë se vitin e kaluar Kuvendi i Republikës u shpërnda pa u votuar buxheti i shtetit në vlerë prej 4 miliardë euro, Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej 882.6 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro, duke rrezikuar madje përfitimet nga to. Tash që kemi Kuvend të konstituuar dhe Qeveri të re në krye të detyrës, e kemi edhe një mundësi tjetër për t’i ratifikuar këto marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend.” – shkroi Kurti.

Në fund, ai tha se “Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve, me punë e zell, nder e përkushtim, është privilegji më i madh që do ta kemi secili prej nesh.”

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 19:02Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë
  • 18:50Sheholli mbante shënime për objekte strategjike të Kosovës, përfshirë edhe Ujmanin- Çka shkruhej në to?
  • 18:49Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator
  • 18:49Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij
  • 18:33Pse kontaktoi me Fatmir Shehollin? – Flet Zeka