Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizitë në QKUK, pas shumë kohësh heshjte, ka zgjedhur t’iu përgjgijet disa nga pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, raporton GazetaDemos.
Kurti ndër tjera,foli edhe për ngërçin politik në vend, duke thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duhet të presim edhe fare pak ditë. Në këtë javë do të na njoftojnë se çka kanë menduar që duhet të ndodh pas 30 ditëve. Unë natyrisht, nuk e di se cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë gjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Është dëm i madh që Kosova nuk ka Kuvend, Kosova ka Qeveri në detyrë”.