Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një propozim të ri, duke ftuar PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre kandidatë të përbashkët për President me kushtin që ata të jenë jashtë skenës aktuale politike.
Për këtë Kurti dha deklarata pas ceremonisë së fillimit të punimeve për projektin “Ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash” në Prizren ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Infrastrukturës Dimal Basha, shkruan Kosovapress.
Kryeministri Albin Kurti për këto oferta tha nëse PDK dhe LDK propozojnë tre emra unifikues jashtë politikës, atëherë shumica do të mbështesë këta kandidatë.
“Pra le të na i sjellin deri nesër mbrëmë tre emra të personaliteteve unifikuese jashtë skenës aktuale politike sepse presidenti duhet të jetë shprehje e unitetit të popullit, ashtu e kërkon kushtetueshmëria jonë dhe me atë rast, menjëherë këta të dy edhe në mbledhje që patëm mbrëmë thamë se tërhiqen”, tha ai.
