Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti për rastin e Arlindës: Drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 08:53
https://klankosova.tv/kurti-per-rastin-e-arlindes-drejtesia-ne-kosove-shpesh-ka-dale-ne-krahun-e-te-fortit#:~:text=LAJME-,Kurti%20p%C3%ABr%20rastin%20e%20Arlind%C3%ABs%3A%20Drejt%C3%ABsia%20n%C3%AB%20Kosov%C3%AB%20shpesh%20ka%20dal%C3%AB%20n%C3%AB%20krahun%20e%20t%C3%AB%20fortit,-S

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit, ndërsa ka vlerësuar se vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dëshmon për një zinxhir lëshimesh institucionale, pavarësisht paralajmërimeve që, sipas tij, nuk morën përgjigje. Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme një raport të detajuar për lëshimet në secilën hallkë institucionale.

Kurti ka bërë të ditur se raportet i pret deri nesër, para orës 18:00, duke shtuar se ato do të bëhen publike. Ai ka theksuar se drejtimi i drejtësisë në Kosovë është urgjencë kombëtare.

“Sot bëhen 3 ditë nga vrasja mizore e Arlinda Zekaj, në Vitomiricë të Pejës, Arlinda u vra para shtëpisë nga kunati. E mbrëmë, pak para mesnatës, është arrestuar edhe dora siç ishte në arrati. Secila vrasje është vepër e rëndë, por ajo rëndohet edhe më shumë kur qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet të cilat janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë. Një vrasje me të tilla paralajmërime që nuk merrnin përgjigje, në fakt nuk kishte se si të përfundonte ndryshe. Dhe kjo e bën edhe më të pafalshme situatën. Menjëherë pas informacioneve të para, Z.Kryeministrja dhe Ministria e Drejtësisë, Donika Gërvalla, si koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, ka thirrur mbledhjen urgjente me të gjitha institucionet relevante të sigurisë e të drejtësisë qendrore e lokale, për të marrë informacionet e sakta mbi këtë ngjarje. Ndërkaq, si Kryeministër, kam kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme një raport të detajuar me evidencat dhe lëshimet në secilat hallka të institucioneve”, tha ai.

Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se raporti duhet të dorëzohet deri nesër në orën 18:00, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, funksionon drejtësia në vend.

“Tash, kur po flasim, kanë mbetur edhe 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e atij raporti të cilin sigurisht që do ta ndajmë me publikun. Nesër mbrëma, para orës 18:00, i pres raportet. Të dashur qytetarë, drejtësia nuk ka lindur vetvetiu. Ajo është faqur si domosdoshmërie kundër vënies ndaj padrejtësisë që ka lindur në botën e pabarazisë. Drejtësia është garancia që i forti nuk do ta cënojë të dobëtin vetëm pse ata janë të tillë. Por në Kosovën tonë, dhe ndoshta jo vetëm në Kosovë, drejtësia fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të të dobëtit, përkundrazi, drejtësia shpesh ka dalë në krahun e të fortit. Drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë disi e shtrembër”, tha ai.

kurtiarlindaministria

Të ngjashme

Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë

Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë

18:13
Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë

Zyra e BE-së në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Nuk ka vend për femicid në shoqërinë tonë

09:33
Vrasja e Arlindës, Kurti: Shihet qartë që ka pasur lëshim nga institucionet, nesër para orës 18:00 i pres raportet

Vrasja e Arlindës, Kurti: Shihet qartë që ka pasur lëshim nga institucionet, nesër para orës 18:00 i pres raportet

08:55
Arrestohet Albert Sylaj, dorasi i Arlinda Zekajt

Arrestohet Albert Sylaj, dorasi i Arlinda Zekajt

23:47

Më shumë nga Lajme

  • 10:16Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së
  • 10:13Gjenden mbetje eshtërore në veri të Mitrovicës, dyshohet se janë të personave të zhdukur gjatë luftës
  • 10:02Aktakuzë ndaj tre personave që sulmuan ekipin e Klan Kosovës: I goditën me grushte, tentuan t’i shkatërronin provat
  • 09:54Rasti i Arlindës, Musliu: Asnjë organizator nuk ka të drejtë ta privatizojë revoltën e qytetarëve
  • 09:52Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur