Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti përuron Zyrën e re të Punësimit në Gjakovë, thotë se synojnë uljen e papunësisë nën 10 për qind

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 17:21
Kurti përuron Zyrën e re të Punësimit në Gjakovë, thotë se synojnë uljen e papunësisë nën 10 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përuruar objektin e ri të Zyrës së Punësimit në Gjakovë, investim i Qeverisë së Kosovës në vlerë prej afër 200 mijë eurosh, i cili synon modernizimin e shërbimeve për punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

Në këtë ceremoni, Kurti ishte i shoqëruar nga ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, dhe zëvendësministri Agon Dobruna.

Kurti tha se objekti i ri ka sipërfaqe prej rreth 506 metrash katrorë dhe është ndërtuar sipas standardeve evropiane, duke mundësuar qasje edhe për personat me aftësi të kufizuara.

“Ky objekt i ri, i cili ka ndriçim të përshtatshëm, pastaj punimet janë cilësore, ka sipërfaqe diku 506 metra katrorë dhe është projektuar e ndërtuar sipas standardeve evropiane, për të evituar çfarëdo barrierash për qytetarët. Ofron qasje edhe për personat me nevoja të veçanta dhe ka salla të posaçme për trajnime”, tha Kurti.

Ai theksoi se zyra e re synon të shndërrohet në një qendër aktive të tregut të punës, duke ofruar ndërmjetësim me bizneset, këshillim në karrierë, trajnime profesionale dhe menaxhim të masave aktive të tregut të punës.

Sipas të dhënave që prezantoi Kurti, nga janari deri në shtator të vitit 2026, përmes ndërmjetësimit të rregullt janë punësuar 2 mijë e 285 persona, prej tyre 1 mijë e 274 gra dhe 1 mijë e 11 burra.

Ndërkaq, përmes Masave Aktive të Tregut të Punës, sipas tij, janë përfshirë 1 mijë e 698 persona, prej të cilëve 1 mijë e 80 gra dhe 618 burra.

“Pra, në të dyja rastet, më shumë gra se burra”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se nga fillimi i vitit 2025, Zyra e Punësimit në Gjakovë ka realizuar 340 ndërmjetësime në punësim të rregullt dhe 166 përmes Masave Aktive të Tregut të Punës.

Kreu i Qeverisë vlerësoi gjithashtu afërsinë e Zyrës së Punësimit me Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë, duke thënë se kjo lehtëson qasjen e qytetarëve në shërbime të ndërlidhura me punësimin dhe aftësimin profesional.

Sipas tij, kjo qendër ofron trajnime dhe certifikime në 11 programe të ndryshme, përfshirë kontabilitetin, rrobaqepësinë, elektroinstalimet, mirëmbajtjen e sistemeve solare, gastronominë, saldimin, parukerinë dhe grimin.

Kurti tha se gjatë këtij viti, në nivel vendi, në aftësimin profesional kanë marrë pjesë 1 mijë e 877 kandidatë, prej tyre 817 gra. Në mesin e pjesëmarrësve, sipas tij, ishin edhe persona të riatdhesuar, persona me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarë të komuniteteve joshumicë.

Duke folur për papunësinë në Kosovë, Kurti tha se Qeveria synon ta ulë atë në përqindje njëshifrore.

“Qeveria është e përkushtuar të ofrojë shërbime sa më cilësore dhe që janë lehtë të qasshme për punëkërkuesit, por edhe për punëdhënësit, dhe vazhdojmë të angazhohemi në uljen e papunësisë në përqindje njëshifrore”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, gjatë pesë vjetëve të fundit, papunësia në Kosovë ka rënë nga 26 për qind në pak më shumë se 10 për qind, por më pak se 11 për qind.

Ai tha se synimi është që Zyrat e Punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional të krijojnë një shërbim të integruar për qytetarët që kanë nevojë për trajnime dhe punësim.

kurtimijëpunësimit

Të ngjashme

Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

16:02
Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë

Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Spanjë

14:13
Kurti në hapjen e KosovaPAR2026: Reforma e administratës publike është e rëndësishme për integrimin evropian

Kurti në hapjen e KosovaPAR2026: Reforma e administratës publike është e rëndësishme për integrimin evropian

13:43
MMPH-ja gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat, paralajmëron masa ndaj komunave dhe kompanive

MMPH-ja gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat, paralajmëron masa ndaj komunave dhe kompanive

09:37

Më shumë nga Lajme

  • 17:49Caktohet seanca në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë civile
  • 17:48Protestë edhe nesër, kërkohet drejtësi për gratë
  • 17:38Babai i Diana Kastratit pjesë e protestës: Të dorëhiqen ata që kanë pasur përgjegjësi
  • 17:34“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë
  • 17:33Rasti i Arlinda Zekajt, Këshilli Gjyqësor lëshon raportin nga inspektimi në Gjykatën e Pejës