Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti pret shefin e EULEX-it, theksohet nevoja për reforma në drejtësi dhe digjitalizim të sistemit

GD
Gazeta Demos1 prill 2026 në 18:02
Kurti pret shefin e EULEX-it, theksohet nevoja për reforma në drejtësi dhe digjitalizim të sistemit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ku është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe sfidat në sistemin e drejtësisë. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u vlerësua puna e EULEX-it në Kosovë, me theks të veçantë roli i tij në monitorimin e institucioneve të drejtësisë dhe kontributi në avancimin e sundimit të ligjit.

Në këtë drejtim, të dyja palët u pajtuan se sistemi gjyqësor vazhdon të përballet me sfida, veçanërisht në aspektin e vonesave në trajtimin e rasteve, menaxhimit joefikas dhe mungesës së konsistencës në vendimmarrje. U theksua nevoja për reforma të thella që do të rrisin disiplinën, llogaridhënien dhe efikasitetin në gjyqësor.

Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e digjitalizimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si një element kyç për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. U vlerësua e domosdoshme që sistemi elektronik për menaxhimin e lëndëve të zbatohet nga të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Në përfundim, u ritheksua se EULEX-i mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa kryeministri Kurti riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për vazhdimin e reformave që synojnë një sistem drejtësie më efikas, transparent dhe të përgjegjshëm

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona