Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027: 4.27 miliardë euro total, 200 milionë euro më shumë se në 2026-tën

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 16:36
Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027: 4.27 miliardë euro total, 200 milionë euro më shumë se në 2026-tën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka prezantuar se pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i ligjit të buxhetit.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të kaluar kishin rritje rekord të buxhetit vit pas viti, si rezultat i përformancës së jashtëzakonshme të të hyrave.

“Kjo na mundësoi që krahas rritjes së politikave mbështetëse për qytetarët, të ruanim edhe qëndrueshmërinë fiskale afatgjatë duke e mbajtur deficitin dhe borxhin publik në nivelet më të ulëta historikisht. Gjatë kësaj kohe kishim edhe transformimin e strukturës së të hyrave. Përderisa në qeverisjet paraprake, përqëndrimi i barrës së të hyrave i vihej kryesisht Doganës, me qeverisjen tonë të hyrat e brendshme rriten me ritëm më të shpejtë sepse po rritet ekonomia e po shtohet punësimi”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se në vitin 2019, të hyrat e mbledhura nga ATK ishin vetëm sa 40% e atyre që kishte mbledhur Dogana.

“Në buxhetin që po prezantojmë sot për 2027, ATK parashihet të mbledh sa 60% e të hyrave që mbledh Dogana. Sivjet përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohemi edhe ne rkahas botës, rritja ekonomike ka shënuar nivelet prej 5.4 dhe 4.1% për tremujorin e parë dhe të dytë përkatësisht. Kjo na vendos te vendet me rritjen më të shpejtë nër ajon dhe më gjerë. Kjo nënkupton edhe vazhdimësi të rritjes së buxhetit dhe qëndrueshmëri të financave publike”, ka thënë Kurti.

Për vitin 2027, buxheti i projektuar Kurti ka thënë se parasheh nivelin prej 4.27 miliardë euro apo 200 milionë euro më shumë se buxheti i rishikuar për vitin 2026.

“Nga ky buxhet, 908 milionë euro do të shkojnë si financim direkt për Komuna. Ky është buxhet rekord edhe për Komunat e Kosovës dhe kjo rritje vjen si rezultat i rritjes së vazhdueshme të granteve qeveritare. Njësoj sikruse sivjet, buxheti 2027 parasheh edhe vitin tjetër pagën e 13 dhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga data 1 korrik 2027”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar edhe se si do të realizohen premtimet e tyre me rritjen e buxhetit.

“Në pjesën e parë të vitit paga e 13 në pjesën e dytë rritje e pagës për të gjithë nëpunësit që marrin pagë nga buxheti. Kjo e qon buxhetin e pagave në 1 miliardë e 85 milionë euro e që kur përpjesëtohet me rreth 85 mijë punonjës publik, paga mesatare bruto rezulton mbi 12 mijë euro apo mbi 1 mijë euro bruto në muaj që nënkupton përmbushjen e njërit prej premtimeve tonë për mandatin e radhës qysh në vitin e ardhshëm. Rritja nuk ndalet me kaq sepse do të rritet çdo vit krahas rritjes ekonomike. Në këtë buxhet është paraparë edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse për katër ish-krerët e UÇK-së sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse. Për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes e presim strategjinë e punuar nga grupi punues i kryesuar nga Glauk Konjufca. Në linjë me premtimin tonë për dyfishim të shtesave për fëmijë, kemi paraparë dhe uxhetuar rritjen graduale në katër faza, me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Nga 1 janari 2027 shtesat për fëmijë rriten për 25%, pastaj edhe në 1 janar 2028 25%, në janar 2029 përsëri 25% dhe në janar 2030 kompletohet rritja graduale duke rezultuar dyfishim të tyre gjatë mandatit”, ka thënë Kurti. /

kurtieurovitin

Të ngjashme

Kurti paralajmëron rritje pagash për sektorin publik: Paga mesatare mbi 1 mijë euro në muaj

Kurti paralajmëron rritje pagash për sektorin publik: Paga mesatare mbi 1 mijë euro në muaj

17:00
Gërvalla: Buxheti i vitit 2027 është 4.27 miliardë euro, 52.3 milionë euro ndahen për Ministrinë e Drejtësisë

Gërvalla: Buxheti i vitit 2027 është 4.27 miliardë euro, 52.3 milionë euro ndahen për Ministrinë e Drejtësisë

18:13
Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027

Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027

17:24
Kur do të jepet rroga e 13-të, tregon Kurti

Kur do të jepet rroga e 13-të, tregon Kurti

17:22

Më shumë nga Lajme

  • 18:16IQMT në aksion kundër parregullsive në shitjet online – 23 inspektime brenda një dite
  • 18:11Nisin ndryshime të befasishme në hierarkinë e Policisë, preken disa pozita drejtorësh
  • 17:57Vetëvendosje paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale, s’tregojnë për kë
  • 17:42Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese
  • 17:41Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind