Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Ëikoff, dhe komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.
Në takimin me Admiralin Ëikoff dhe me Gjeneralmajor Vergori, u bisedua për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimet dhe aktualitetin, sikurse për bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.




