Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka solemne e mbajtur në Pallatin Élysée në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Kurti ishte mysafir në këtë ngjarje të organizuar në kuadër të edicionit të 10-të të Forumit të Paqes, ku marrin pjesë liderë botërorë për të diskutuar çështje globale të sigurisë dhe bashkëpunimit.
