Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tjerë në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.
I pyetur nga gazetarët për vendimin e gjykatës, Kurti ka hezituar të deklarohet, duke mos dhënë ndonjë qëndrim.
Dje, Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vjet e pesë muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në disa pika në rastin kundër administrimit të drejtësisë.




