Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish në Kosovë

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 17:07
Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përmbylljen e projektit PIAKOS të Qendrës për Avokim dhe Trajnime (ATRC) për regjistrim të pronës.Duke e vlerësuar këtë nismë, Kurti tha se ajo ka vënë në pah rëndësinë e të drejtës së pronës, e cila si e tillë nuk duhet të mbetet vetëm garanci në letër, por të jetohet e zbatohet, të jetësohet për secilin qytetar pa dallim.

Kurti theksoi se dokumentacioni pronësor garanton sigurinë juridike mbi të, duke shtuar se krahas qasjes në programe mbështetëse qeveritare, pronësia e regjistruar krijon edhe mundësi më të mira për qasje në financim.“Mund të duket si çështje administrative, por për një person apo familje rregullimi i dokumentacionit të pronës është parakusht kryesor, i cili hap mundësinë e mbështetjes publike, qoftë për renovimin e shtëpisë, rindërtimin e saj, apo programet tona të përfshirjes në Banimin Social Adekuat”, tha Kurti.

Ai foli edhe për rëndësinë e regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve si hap konkret drejt barazisë, ndërsa përmendi përparimin e shënuar në këtë drejtim.“Për më pak sesa një dekadë është 300-fishuar regjistrimi i pronave nga të dy bashkëshortët. Në vitin 2016 kanë qenë rreth 100 prona në tërë Kosovën që janë regjistruar në emrin e të dy bashkëshortëve të një çifti, dhe, sot që po flasim, kjo shifër është rreth 31 mijë. Pra, kemi një rritje 300 fish të regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve”, tha ai.

Duke theksuar rëndësinë e Kadastrit në këtë mes, Kurti përsëriti shqetësimin e kamotshëm të mos-zbatimit nga Serbia të marrëveshjes për dokumentacionin kadastral.“Natyrisht që sfidë e veçantë për shtetin tonë ngelet fakti që janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral edhe pse marrëveshja në Bruksel është nënshkruar me datën 2 shtator të vitit 2011. Pra, në muajin e kaluar janë bërë 15 vjet që Bashkimi Evropian ua ka dhënë 2 milionë euro Beogradit zyrtar, e ata s’na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral se lëre më origjinalin”, theksoi Kurti.

kurtipronavebashkëshortëve

Të ngjashme

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

13:03
Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

Kurti: Serbia s’ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2011

12:02
“Kurti do detyrohet të bëjë kompromise të mëdha”, Abazi: Guri i Dhomave të Specializuara do të rëndohet

“Kurti do detyrohet të bëjë kompromise të mëdha”, Abazi: Guri i Dhomave të Specializuara do të rëndohet

22:24
“Bondsteel të jetë bazë e përhershme”, “shqetësuese mbrojtja që Vuçiq i bën Radoiçiqit”, Kurti deklarohet pas takimit me senatorët

“Bondsteel të jetë bazë e përhershme”, “shqetësuese mbrojtja që Vuçiq i bën Radoiçiqit”, Kurti deklarohet pas takimit me senatorët

22:02

Më shumë nga Lajme

  • 18:23Shiroka-Pula takon familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Do të veprojmë në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi
  • 18:10Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit
  • 18:03Rama: Shqipëria mbyll sot një tjetër kapitull të negociatave për anëtarësim në BE
  • 18:02Petkoviq i reagon Kurtit për kadastrin: Ai i do vetëm ato që iu bëjnë dëm serbëve, Asociacionit po i shmanget
  • 17:58Bajrami: Fjala e lirë nuk negociohet