Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 15:41
Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

Kryeministri  i vendit, Albin Kurti, është zotuar publikisht se nëse zgjidhet sonte presidenti i Kosovës zgjidhet sonte, Projektligji për Dhomat e Specializuara do të kalojë në lexim të dytë paraditen e së enjtes.

Kurti tha se kështu respektohet rregullorja dhe kryhen dy çështjet.

“Ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem se në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se deri më tani nuk ka folur në takimet mes partive, pasi, sipas tij, ka pasur vullnet për të arritur marrëveshje.

Megjithatë, ai akuzoi PDK-në dhe kryetarin e saj, Bedri Hamza, se kanë vendosur kushte dhe kanë refuzuar takimin.

Ai përmendi edhe votimin e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, duke thënë se ajo nuk do të mund të zgjidhej pa votat e deputetëve të Vetëvendosjes.

"Ju e dini që unë s’kam folur deri më tash në këto takime që kemi pasur. Kam pasur dhe dua marrëveshje. Por tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohet me ne, prandaj edhe s’na mbetet rrugë tjetër po t’ju drejtohemi kësisoj. Si të kërkohet marrëveshje pa takim, pa diskutim. Ne ua kemi votuar edhe Vlora Citakun, meqenëse pa votat tona nuk mund të zgjidhej. Në anën tjetër, nënkryetari jonë Ardian Gola nuk kishte nevojë për votat e PDK-së.

E votuam deklaratën për vendimin në Hagë, e thirrëm seancën e jashtëzakonshëm. Ne e thirrëm, ata nuk do të mund ta thirrnin dhe e vendosëm të parin projektligjin për Dhomat e Specializuara. Këto janë veprime konkretë qe dëshmojnë gatishmërinë tonë. Tash s’duan as të takohen dhe vendosin kushte.

Tash e dy vjet i kam ftuar në takim, zakonisht kanë refuzuar. Para tri jave filluan të vijnë. Sot refuzojnë takime, bashkëpunimin e marrëveshje. Kërkojnë nga VV 53 vota, a vetë s’janë as gjysa e VV-së. Na 62 si mazhorancë, ata 22. Sillen sikur e kanë një mbështetjet qytetarë, që nuk e kanë marrë. Marrëveshja nuk bëhet duke refuzuar dialogun."

kurtisontedytë

Të ngjashme

Kurti për tensionet mbrëmë: Policia është më tolerante dhe profesionale se në kohën kur unë organizoja protesta

Kurti për tensionet mbrëmë: Policia është më tolerante dhe profesionale se në kohën kur unë organizoja protesta

15:57
Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

15:56
Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun

Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun

15:53
Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

15:45

Më shumë nga Lajme

  • 16:35Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve policore gjatë protestës së 5 tetorit
  • 16:31Lushtaku i ashpër me Kurtin: Për karrigen e vet nuk e miraton ligjin për Specialen
  • 16:21Bekim Sejdiun e nxjerr shumë keq Kurtin, thotë se nuk është në garë më
  • 16:20Zemaj: Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik
  • 16:20PDK i dërgon ftesë të gjithë deputetëve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të miratuar në shqyrtim të dytë ligjin për Specialen