Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takohet me Blitt: Rikonfirmohet mbështetja e Kanadasë për Kosovën

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 13:28
Kurti takohet me Blitt: Rikonfirmohet mbështetja e Kanadasë për Kosovën

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt.

Në komunikatë bëhet e ditur se Kurti e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen në akademitë ushtarake të trajnimit në Kanada. Ai theksoi gjithashtu prioritetet e qeverisë për investime strategjike infrastrukturore, duke përfshirë digat, stadiumet, hekurudhat, energjinë dhe minierat, si dhe rritjen e investimeve në mbrojtje.

Ndër të tjera, Kurti e falënderoi ambasadoren edhe për mbështetjen e Kanadasë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), që do të mbahet në Toronto më 1–4 mars.

Anëtare e G7 dhe e NATO-s, Kanadaja është shtet mik dhe partner i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre në mandatin e ri qeverisës. Ambasadorja Blitt po ashtu e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 23:37Rrëfim prekës i Vasfije Krasniqi-Goodman: Takova një grua që ishte vetëm 10 vjeç kur u dhunua gjatë luftës
  • 23:19Reagon edhe Ymeri e LDK-së: Riparim të vagonëve të trenit në Serbi paska pas edhe më 2024
  • 23:02Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
  • 22:54​Zjarret në Shqipëri: 15 vatra, 7 ende aktive, ndërhyrje me mbi 200 forca dhe mjete nga ajri