Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë së Privatizimit, flasin për pronat e Kosovës që gjenden në Serbi

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 20:16
Kurti takohet me drejtorin e Agjencisë së Privatizimit, flasin për pronat e Kosovës që gjenden në Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Hekuran Nikçi, me të cilin diskutoi për administrimin dhe mbrojtjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, çështjet e pazgjidhura pronësore dhe hapat e nevojshëm drejt përmbylljes së mandatit të Agjencisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua pronave të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës që gjenden në Serbi, si dhe nevojës për identifikimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore mbi këto asete. Në këtë kontekst, u diskutua edhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes për Kadastrin, të arritur në Bruksel më 2 shtator 2011, përmes së cilës Serbia ishte zotuar për dorëzimin e dokumentacionit kadastral të marrë nga Kosova. Pavarësisht marrëveshjes dhe mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, përfshirë një projekt në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh në funksion të zbatimit të saj, Serbia ende nuk i ka përmbushur plotësisht obligimet e marra. Kjo vazhdon të vështirësojë trajtimin e çështjeve pronësore dhe garantimin e sigurisë juridike mbi pronën.

Në takim u trajtua gjithashtu nevoja për ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe institucionale që do të mundësonin përmbylljen e mandatit të AKP-së dhe bartjen e aseteve përkatëse në Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. U theksua se ky proces synon të sigurojë një administrim më të mirë të pasurisë publike dhe vënien e saj në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në këtë drejtim, u diskutua edhe për Ligjin për Fondin Sovran, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit 2023, i cili tash e gati tri vjet mbetet në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e një vendimi përfundimtar ka pamundësuar hyrjen në fuqi të ligjit dhe, rrjedhimisht, zbatimin e reformës së paraparë për transformimin e mënyrës së administrimit dhe zhvillimit të aseteve shtetërore. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit institucional për mbrojtjen e pasurisë së Republikës së Kosovës, zgjidhjen e çështjeve të hapura pronësore dhe avancimin e reformave që sigurojnë administrim të përgjegjshëm, transparent dhe në interes publik të këtyre aseteve

kosovësagjencisëkurti

Të ngjashme

Kurti: Partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës

Kurti: Partneriteti me SHBA-në dhe NATO-n, prioritet afatgjatë i Kosovës

10:45
Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar

Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar

21:42
Studiuesi francez: Manipulimi rus kundër Kosovës nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë – Dick Marty ishte një idiot i dobishëm

Studiuesi francez: Manipulimi rus kundër Kosovës nisi menjëherë pas shpalljes së pavarësisë – Dick Marty ishte një idiot i dobishëm

19:31
Shiroka-Pula takon familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Do të veprojmë në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi

Shiroka-Pula takon familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Do të veprojmë në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi

18:23

Më shumë nga Lajme

  • 21:40Përplasje mes Azemit dhe Pacollit: Ti je i dënun – për çka? – a të përfaqëson Rozeta Hajdari e Nagip Krasniqi
  • 21:36Aksoni në Fushë Kosovë, Policia del me detaje
  • 21:33KFOR-i zhvillon ushtrim për viktima masive
  • 21:30Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen
  • 21:29Egzon Pacolli: Të njejtën propagandë e paten ndërtu për Isa Mustafën…