Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti takohet me shefen e re të IOM-it në Kosovë, diskutojnë për migrimin dhe punësimin e grave

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 20:03
Kurti takohet me shefen e re të IOM-it në Kosovë, diskutojnë për migrimin dhe punësimin e grave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të hënën në takim shefen e re të Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kosovë, Marian Benbow Pfisterer.

Sipas Kurtit, përfaqësuesja e IOM-it i ka përcjellë urimet e organizatës për formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe IOM-it, me theks të veçantë në çështjet e migrimit dhe zhvillimit ekonomik.

Ai ka vlerësuar se migrimi vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ruajtjen e lidhjeve me mërgatën.

“Për Kosovën, migrimi vazhdon të jetë motor për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për lidhjet e qëndrueshme me mërgatën.Partneriteti me IOM-in ka rëndësi të veçantë për t’i lidhur përpjekjet e Kosovës me ato të vendeve të origjinës, tranzitit dhe destinacionit. Përmes këtij bashkëpunimi, Kosova synon të kontribuojë në një qasje të përbashkët rajonale që mbron të drejtat e migrantëve dhe u hap rrugë njerëzve që njohuritë, përvojën dhe lidhjet e fituara përtej kufijve t’i vënë në shërbim të zhvillimit të vendit”, ka shkruar ai.

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë takimit ka qenë barazia gjinore dhe përfshirja e grave në tregun e punës.

Në këtë drejtim, Kurti ka bërë të ditur se e ka informuar shefen e re të IOM-it për lansimin e planifikuar të programit “Super Puna për Gratë”, përmes të cilit synohet të ofrohet mbështetje financiare për punësimin e grave në sektorin privat.

“Me një agjendë të plotë bashkëpunimi për të ardhmen, e përgëzova znj. Benbow Pfisterer për marrjen e detyrës dhe e falënderova IOM-in për partneritetin e deritanishëm me Qeverinë e Kosovës”, ka përfunduar Kurti.

kurtiiom-itshefen

Të ngjashme

Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027

Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027

17:24
Kur do të jepet rroga e 13-të, tregon Kurti

Kur do të jepet rroga e 13-të, tregon Kurti

17:22
Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

17:19
Kurti – ministrave: Zbatojeni programin e buxhetin pikë për pikë, do t’ju monitoroj secilin

Kurti – ministrave: Zbatojeni programin e buxhetin pikë për pikë, do t’ju monitoroj secilin

17:16

Më shumë nga Lajme

  • 21:02Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
  • 20:56Ndërron jetë 16-vjeçari që u aksidentua në Lezhë derisa po kthehej nga shkolla
  • 20:47Emocionohet Naimi, vëllai i Afrim Zhitisë: Humbja e tij s’ishte dhimbje veç për familjen, por për Kosovën
  • 20:39Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit
  • 20:36Dy persona arrestohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj, viktima dërgohet në strehimore