Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 15:36
Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete dhe po krijon mundësi të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Kurti njoftoi se sot, në Shën Stefan, është takuar me ministrin e deleguar francez për Evropën, Benjamin Haddad, pas vizitës së këtij të fundit në Prishtinë në korrik dhe para vizitës së tij në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes në nëntor.

Sipas Kurtit, pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve dhe instrumenteve gjatë vizitës së Haddadit në Kosovë, tashmë po punohet për zbatimin e tyre, me fokus në avancimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe sport.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka veçuar edhe ratifikimin nga Kuvendi, gjatë këtij muaji, të kredisë prej 60 milionë eurosh për infrastrukturën e Lojërave Mesdhetare 2030, duke e cilësuar këtë si një rezultat konkret të partneritetit mes Kosovës dhe Francës.

“Ratifikimi këtë muaj nga Kuvendi i kredisë prej 60 milionë eurosh për infrastrukturën e Lojërave Mesdhetare 2030 është një rezultat konkret i këtij partneriteti. Diskutuam gjithashtu për dinamikat politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar që paqja dhe siguria janë të ndërlidhura ngushtë me demokracinë, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian”, ka shkruar ai.

Kurti ka theksuar edhe rëndësinë e mbështetjes franceze për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

kurtipartneritetifrancën

Të ngjashme

Procesi i Berlinit| Kurti përmend Banjskën dhe Ibër-Lepencin, kërkon reagim të përbashkët evropian

Procesi i Berlinit| Kurti përmend Banjskën dhe Ibër-Lepencin, kërkon reagim të përbashkët evropian

15:09
Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE

12:10
Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

10:29
A ishte Kurti, ai i cili i bëri bashkë partitë shqiptare në Serbi?

A ishte Kurti, ai i cili i bëri bashkë partitë shqiptare në Serbi?

22:57

Më shumë nga Lajme

  • 16:25Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep
  • 16:22Tahiri i Aleancës për fushatën në Serbi: Boll më me retorikë nacionaliste kundër Kosovës
  • 16:19U shtrua në spital, familja e Gani Gecit del me njoftim për gjendjen e tij
  • 16:00Prej korrikut nuk dihet asgjë për të, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Xhafer Raqit
  • 15:51“6 muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin e sotëm në veri me 10 të arrestuar