Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takon Harry Bajraktarin: Biseduam për kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në avancimin e çështjeve të rëndësishme për Kosovën

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 21:20
Kurti takon Harry Bajraktarin: Biseduam për kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në avancimin e çështjeve të rëndësishme për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA, Harry Bajraktari.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe të mbrojtjes, si dhe për progresin që ka arritur Kosova gjatë viteve të fundit. Kryeministri Kurti theksoi rezultatet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në mbrojtje dhe siguri, si dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke shtuar vendosmërinë e Qeverisë për të vijuar me reformat që rrisin zhvillimin, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, në këtë njoftim thuhet se një pjesë e veçantë e takimit i është kushtuar rolit të lobimit shqiptar në ShBA, kontributit të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe rëndësisë së bashkëpunimit të mëtejshëm në avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën.

“Kryeministri Kurti e vlerësoi angazhimin e z. Bajraktari dhe të gjithë komunitetit shqiptar në afirmimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe forcimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 07:28Vranësira e diell, parashikimi i motit: Edhe reshje të dobëta shiu
  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren