Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për rolin e diasporës dhe mundësitë e rritjes së përfshirjes së bashkatdhetarëve në jetën publike dhe institucionale të Kosovës.
Sipas njoftimit, në takim morën pjesë anëtarët e Bordit të GERMIN-it, Anila Hyka, Avni Mustafaj dhe Yll Zagragja, si dhe bashkëdrejtorët ekzekutivë, Lirim Krasniqi dhe Sihana Bejtullahu.
Gjatë takimit u diskutua për angazhimin e vazhdueshëm në shtimin e ndërveprimit me mërgatën dhe për mundësitë konkrete të përfshirjes së saj në jetën publike, institucionale dhe shoqërore në Republikën e Kosovës.




