Kryeministri Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media me një ofertë për Bedri Hamzën, duke ia kërkuar votat e PDK-së për Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president, në këmbim të votimit të ligjit për Specialen.
Menjëherë pas propozimit, gazetarët i shtruan pyetje Kurtit, por ai “u përplas me një nga gazetarët”, duke e “udhëzuar” që të nxitojë të marrë një prononcim nga Bedri Hamza se çka mendon për propozimin e tij.
“Unë prita që tash do të na duhet ta hapim derën, hap e krah, edhe këtë anën tjetër se ju do duhej të vraponit ta pyesni Bedri Hamzën…”, i tha gazetarës Kurti




