Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti tregon detyrat e grupit punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për ish-krerët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 11:30
Kurti tregon detyrat e grupit punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetës së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshit në Kuvend ka dhënë detaje në lidhje me themelimin e Grupit Punues për hartimin e bashkërendimin e Strategjisë shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e domosdoshme përballë shtypjes, krimeve, dhunës dhe gjenocidit të Serbisë dhe sipas tij mbrojtja e të vërtetës së kësaj lufte, kërkon përgjegjësi shtetërore, unitet politik dhe veprim të organizuar.

Deklarimi i Kurtit - VIDEO

Kurti ka thënë se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e ka thelluar hendekun mes asaj që është shpallur në emër të drejtësisë dhe asaj që kërkojnë e vërteta historike, faktet dhe parimet mbi të cilat drejtësia duhet të qëndroj. Këtë vendim që ai e ka quajtur padrejtësi, ka thënë se duhet të korrigjohet në Apel dhe Qeveria për këtë do t’i angazhoj kapacitetet e saj për ta mbështetur këtë përpjekje.

“Për këtë qëllim, po e nisim hartimin e një strategjie shtetërore me gjithëpërfshirje. Me vendimin e Qeverisë dje themeluam grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e kësaj strategjie të kryesuar nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i MPJD-së, Glauk Konjufca. Mandati i tij përfshin mbështetjen juridike dhe institucionale, në procedurat e Apelit si dhe bashkërendimin e veprimeve diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin ndërkombëtar të së vërtetës historike të luftës çlirmtare të Kosovës.  Grupi do të bashkëpunoj me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale dhe mbështetje institucionale duke përfshirë ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë sipas nevojave të cilat identifikohen”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik, juridik dhe gjyqësor, duke përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga Serbia.

“Kjo bazë dokumentare do t’i shërbej mbështetjes së mbrojtjes dhe një komunikimi ndërkombëtar të qëndrueshëm të mbështetur në fakte dhe argumente.  Këtë proces e kemi konceptuar si angazhim gjithë-institucional dhe mbi-partiak. UÇK dhe lufta çlirimtare e popullit janë trashegimi e përbashkët dhe përgjegjësia për mbrojtjen e së vërtetës së saj shkon përtej mandateve qeverisë dhe dallimeve partiake.  Prandaj, grupi punues është ngarkuar që ta përgatis propozimin fillestar të strategjisë me masa prioritare, institucione përgjegjëse dhe afate të zbatimit.  Kështu po e kthejmë qëndrimin tonë në veprim konkret shtetëror , mbështetje e bashkërenduar për korrigjimin e aktgjykimit në Apel dhe angazhim të vazhdueshëm për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe luftës së UÇK-së”, ka thënë Kurti.

shtetërorekurtipunues

Të ngjashme

Grupi Punues që do të hartojë “strategjinë shtetërore” për procesin e Apelit në Hagë, kjo është përmbajtja

Grupi Punues që do të hartojë “strategjinë shtetërore” për procesin e Apelit në Hagë, kjo është përmbajtja

16:23
Kadrijaj ua kthen ashpër Zybës e Krasniqit: Mbyllne o farë fëlliqtë, Dauti mbrojti qytetarët që i rrahu Kurti

Kadrijaj ua kthen ashpër Zybës e Krasniqit: Mbyllne o farë fëlliqtë, Dauti mbrojti qytetarët që i rrahu Kurti

12:21
Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë

Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë

21:27
Kurti bisedon me të dërguarën britanike për Ballkanin Perëndimor i cili uron për funksionalizimin e institucioneve

Kurti bisedon me të dërguarën britanike për Ballkanin Perëndimor i cili uron për funksionalizimin e institucioneve

19:49

Më shumë nga Lajme

  • 13:05Haxhiu ia përcjell Ligjin për Specialen Presidentes Shiroka-Pula për dekretim
  • 13:02Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutiv të Bordit të BQK-së
  • 12:58PDK-ja e LDK-ja lëshojnë sallën gjatë votimit të dy anëtarëve të Bordit të BQK-së
  • 12:21OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së
  • 12:09Dënohet me 22 vjet burgim burri që vrau fqinjin në Klinë