Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 17:16
Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar Orkestrën e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina për suksesin e arritur në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”, të mbajtur në Pragë të Çekisë. Orkestra u kthye në Kosovë me katër çmime të rëndësishme, duke fituar medaljen e artë, dy çmime speciale individuale dhe çmimin e publikut.

Ky sukses vjen pas paraqitjeve të suksesshme të ansamblit edhe në Austri dhe Spanjë.

Kurti theksoi se këto rezultate dëshmojnë se talenti, kur shoqërohet me punë dhe përkushtim, sjell suksese të vazhdueshme.

Ai tha se është kënaqësi që institucionet kanë pasur mundësinë të mbështesin fëmijët dhe të rinjtë në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në garat ndërkombëtare të zhvilluara këtë vit në Spanjë dhe Çeki.

Kurti uroi edhe një herë Orkestrën “Amadeus” për arritjet e saj, duke e cilësuar suksesin e tyre si një krenari për vendin.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku
  • 23:10Horoskopi i shtatorit/ Cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
  • 22:47Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
  • 22:32Krejt çka tha Kurti pas takimit me Abdixhikun
  • 22:30Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës