Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohen

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 18:28
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohen

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se mbrojtja e konsumatorit dhe vendosja e rendit në treg mbeten prioritet i pandalshëm i institucioneve, të cilat sipas saj janë çdo ditë në terren për të mbrojtur qytetarin, konkurrencën e ndershme dhe standardin e tregut në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë periudhës 01–27 mars 2026, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar 624 inspektime, prej tyre 68 ri-inspektime, duke intensifikuar kontrollet në derivate, markete dhe sigurinë e produkteve, veçanërisht në prag të Bajrami.

Nga këto kontrolle, 195 janë realizuar në derivate të naftës, 186 në sigurinë e produkteve, 224 në tregun dhe mbrojtjen e konsumatorit, ndërsa 19 nga Komisioni për Kushtet Minimale Teknike.

Kontrollet janë shoqëruar me mbikëqyrje të shtuar të çmimeve dhe mbi 64 inspektime të përbashkëta me Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës, si dhe aksione për sigurinë e lodrave dhe pajisjeve në dogana dhe tregun e brendshëm.

Sipas ministres, rezultatet janë konkrete: janë trajtuar 129 ankesa, janë marrë 14 vendime për sekuestrim, pesë raste janë dërguar në gjykatë, janë shqiptuar 56 gjoba dhe janë mbyllur 10 lokale.

Po ashtu, janë ndaluar në hyrje mbi 38 mijë lodra dhe mbi 3,500 të tjera janë sekuestruar në treg, ndërsa mbi 500 pajisje makinerike janë larguar nga tregu. Në proces verifikimi të cilësisë janë edhe 13 mostra të vajrave motorike.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se mesazhi për operatorët ekonomikë është i qartë: abuzimi me çmime, cenimi i sigurisë së produkteve dhe mashtrimi i konsumatorit nuk do të tolerohen.

nafta

Më shumë nga Lajme

  • 14:01I takonte Grupit të Intelektualëve, i jepet lamtumira e fundit Adem Beqirit
  • 13:54Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen
  • 12:49Nëse ligji i ri hyn në fuqi, Cali e Pjetër Shala kthehen në Kosovë për vuajtje të dënimit – detaje tjera të propozuara për Specialen
  • 12:49Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë
  • 12:30Kurti i bën përmbledhje takimeve me ambasadorët: Theksuam nevojën për stabilitet institucional