Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kusari-Lila: Kurti me Limajn është taku 6-7 herë

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 19:28
Kusari-Lila: Kurti me Limajn është taku 6-7 herë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, për procesin e negociatave nga Lëvizja Vetëvendosje me Fatmir Limajn duke treguar se janë zhvilluar disa takime me të dhe me përfaqësues të tij.

“Shumë ka qenë transparente gjithçka. Normalisht që takimet brenda, çka është diskutuar, kanë mbetur brenda palëve, por edhe ato janë thënë pas takimit. Do të thotë, me z. Limaj diku 6-7 herë është takuar z. Kurti në instanca të ndryshme ose me përfaqësues të tij. Mandej ka pasur edhe diskutime për zgjidhje alternative në një farë forme, por kërkesa e tij ka qenë kokëfortë në raport me pozitën e kryetarit të Kuvendit, e cila pozitë nuk mund të merrte shumicën, jo vetëm të grupit tonë parlamentar, por nuk kishte vota as nga grupet tjera. AAK u deklarua se nuk e voton Limajn, PDK po ashtu, ndërsa LDK tha se nuk e voton askënd që e propozon Vetëvendosja. Në grupin tonë parlamentar nuk kishte homogjenitet votash për z. Limaj”, u shpreh Kusari-Lila.

Ajo shtoi se pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur një zgjidhje, mungesa e mbështetjes nga grupet parlamentare e bëri të pamundur arritjen e marrëveshjes.

Në momentin kur është thënë që është në bisedime me z. Kurti, në fakt, takimin e parë e ka pasur më 15 prill, ne i kemi pasur përpjekjet tona maksimale. Mandej kanë qenë ofertat e njëpasnjëshme, jo për kryetarin, por për nënkryetarin e Kuvendit. Dihet që është rregullorja që kërkon që kryetari të jetë i një gjinie, e nëse do të zgjidhej znj. Albulena Haxhiu, atëherë z. Limaj do të mund të ishte nënkryetar. Është folur edhe për dikasterë të ministrive, të cilat gjoja i ka refuzuar. Dhe kur erdhëm në këtë pikë, ka pasur përpjekje deri në fund”, tha Kusari-Lila

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona