Kryetarja e Alternativës dhe partnerja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka komentuar pezullimin e dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kusari-Lila tha se nuk e sheh si të papeshë pezullimin e dialogut strategjik, teksa tha se mesazhi që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës beson se është kuptuar në Kosovë.
“Nuk kam kërkuar shpjegim dhe e kam ditë pse ka ardhur. E kuptoj se deri ku ose çfarë mund të jetë bindja apo veprimi i Kurtit pas gjithë këtyre viteve të bashkëpunimit në raport me këtë. E di se nuk e ka të lehtë dhe e di se do të bëjë përpjekje maksimale që të jemi gjithmonë aty ku kemi qenë dhe mbesim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kusari-Lila në Klan Kosova.
