Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kusari-Lila vizitoi lokacionet e planifikuara për parqe industriale në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

GD
Gazeta Demos9 nëntor 2026 në 21:32
Kusari-Lila vizitoi lokacionet e planifikuara për parqe industriale në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar dy lokacione në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, të cilat janë identifikuar për zhvillimin e parqeve industriale.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë vizitës është diskutuar për potencialin e këtyre hapësirave dhe mundësitë që ato ofrojnë për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Në kuadër të vizitës, delegacioni i MINTI-t ka vizituar edhe ndërmarrjen “NaNatura”, e cila merret me prodhimin e produkteve vendore, përfshirë ajvarin dhe salcën e domateve.

“Ministrja Kusari-Lila është pritur nga pronarja e kësaj ndërmarrjeje, Negjmije Topallaj, e cila pas disa vitesh qëndrimi në Gjermani është kthyer në Kosovë, ku ka investuar në prodhimin vendor”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, NaNatura ka zhvilluar një gamë produktesh bio, duke kontribuar në zgjerimin e ofertës vendore dhe në zinxhirin e prodhimit, përpunimit dhe kultivimit të frutave dhe perimeve.

Gjatë vizitës, Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës industriale përmes parqeve që ofrojnë hapësira dhe kushte të përshtatshme për prodhim, duke vlerësuar se ato krijojnë mundësi për shfrytëzimin e potencialit ekonomik të rajoneve, mbështetjen e bizneseve prodhuese dhe zgjerimin e investimeve.

“Kjo vizitë vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes me Grupin e Bankës Botërore për zhvillimin e Parqeve Eko-Industriale, me synimin që infrastruktura industriale dhe zhvillimi ekonomik të shtrihen në të gjitha rajonet e Kosovës”, theksohet tutje në njoftim.

Ndërkohë, ministria ka bërë të ditur se po vazhdon puna për përmbushjen e kritereve dhe përgatitjen e kushteve të nevojshme, me synimin që gjatë vitit 2027 të fillojnë punimet në terren dhe të hapen thirrjet për bizneset e interesuara

kusari-lilaindustrialemitrovicën

Më shumë nga Lajme

  • 22:17Rexhaj: Dojnë me marrë mjekë e infermierë të gatshëm – Qeveria e Kosovë duhet me dialogu me atë gjermane
  • 22:152026 drejt rekordit historik, pritet të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
  • 22:13Po riparonte një defekt, humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër
  • 22:12Nagavci takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian të Kosovës
  • 22:03“Kah po shkon “truri”, Lirim Krasniqi në Pressing: Në vitin 2015 u larguan mbi 70 mijë persona nga vendi , në 37 mijë në vitin 2024