Juristja e medias Flutura Kusari ka thënë se nuk është çudi që Radio Televizioni i Kosovës të mbyllet përkohësisht si pasojë e krizës së pagave.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook të hënën, ajo ka thënë se përgjegjëse për këtë krizë në transmetuesin publik janë pagat.
Punonjësit e RTK-së kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme duke filluar nga e hëna e 24 nëntorit.
