Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë

GD
Gazeta Demos16 gusht 2026 në 13:04
“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu tha se “pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara”. Konstituimi i Kuvendit është lehtësisht i bëshëm për Lëvizjen Vetëvendosje, pranoi ajo, por e arsyetoi moskonstituimin.

Ajo sugjeroi “të nisim jo nga sjo çfarë mundemi me lehtësi ta bëjmë, por nga ajo çfarë realisht është nyja që po na çon vazhdimisht në zgjedhje: çështja e Presidentit”.

Në këtë rast, Haxhiu thotë se çështja e Presidentit kalon në vendin e parë hapave që duhen ndërmarrë

“Në këto rrethana ndonëse është hapi i tretë në aspektin formal, çështja e Presidentit, në rastin tonë, është hapi i parë nga duhet të nisemi. Është evidente që pa marrëveshje për të i çelet rrugë një procesi të ri zgjedhor, që praktikisht nuk do të sjellë asgjë të re. Aq më pak zgjidhje”, tha ajo.

Ajo shprehu “keqardhje të plotë” që PDK-ja dhe Alanca refuzuan një ftesë të saj “të sinqertë” për një takim të martën.

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 korrik është ndërprerë dy herë radhazi. Ai nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideron të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, më 7 korrik në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja, e caktoi për dy ditë më pas vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur ajo nisi.

Tani, LVV-ja thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

presidentithapiçështja

Të ngjashme

16 vjet më parë Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit

16 vjet më parë Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit

08:15

Më shumë nga Lajme

  • 15:09Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK – Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje
  • 15:05OVL-UÇK falënderon shqiptarët dhe mërgatën për protestat në mbështetje të çlirimtarëve
  • 15:02“Dosja 23”: 9 të prangosurit në veri ndalohen për 48-orë, këta janë të dyshuarit
  • 14:55Rama kritika SPAK’ut si e administroi rastin e Vlora Hysenit: Arresti masë ekstreme – qasja i la pa fjalë edhe partnerët tanë
  • 14:48Mobilizim i policisë para protestës së tifo-grupeve të Kosovës