Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Kushtetuta nuk është meny”, Tahiri kërkon mbajtjen e seancës konstituive

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 11:43
“Kushtetuta nuk është meny”, Tahiri kërkon mbajtjen e seancës konstituive

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë se dobësimi dhe rrezikimi i shtetit nuk vjen vetëm nga keqqeverisja, por edhe nga shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës dhe cenimi i vendimit të sovranit.

“Një mesazh që duhet të shkojë në veshin e atyre që sot prapë nuk janë në vendin e tyre të punës është se dobësimi dhe rrezikimi i shtetit nuk vjen vetëm nga keqqeverisja. Ai vjen edhe duke shkelur mbi vendimin e sovranit, respektivisht demokracisë, vjen nga kryeneçësia, por mbi të gjitha nga vazhdimi i shkeljeve zinxhirore të Kushtetutës”, tha Tahiri.

Ai theksoi se Kushtetuta, si akti më i lartë juridik i shtetit, duhet të jetë detyrim për çdo zyrtar publik dhe jo një dokument që interpretohet sipas interesave politike.

“Kushtetuta duhet të shihet si detyrim, jo si mënyrë. Ajo është korniza që kufizon sjelljen e secilit zyrtar publik, qoftë deputet, kryeministër, president apo çdo zyrtar tjetër publik”, u shpreh Tahiri.

Tahiri kritikoi edhe deputetët, duke thënë se me veprimet e tyre po cenohet edhe betimi i deputetit.

“Sot Kosova është duke e dobësuar veten edhe në rrafshin e brendshëm. Sot deputetët janë duke e shkelur aktin më të shenjtë, betimin e tyre, ndërsa partia që i ka fituar zgjedhjet është duke e shkelur aktin më të lartë, Kushtetutën”, deklaroi Tahiri.

tahirikushtetutavjen

Të ngjashme

Arian Tahiri reagon pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Akuzon pushtetin për arrogancë dhe keqpërdorim të pronës publike

Arian Tahiri reagon pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Akuzon pushtetin për arrogancë dhe keqpërdorim të pronës publike

18:02
Kur pritet të hyjë në fuqi Ligji për Specialen, flet Tahiri

Kur pritet të hyjë në fuqi Ligji për Specialen, flet Tahiri

21:11
Tahiri: PDK-ja ishte kundër kthimit të Ligjit për Specialen në lexim të tretë, por u bindëm nga ekspertët

Tahiri: PDK-ja ishte kundër kthimit të Ligjit për Specialen në lexim të tretë, por u bindëm nga ekspertët

20:59
Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

15:56

Më shumë nga Lajme

  • 12:35Zgjidhen dy anëtarët jo-shqiptarë të Bordit të RTK-së
  • 12:24​“Tallava patriotike në Kuvend”, Haradinaj: Pushteti i përjashtoi veteranët nga paga minimale, ndërsa sot shfaqi videon e UÇK-së
  • 12:21PDK thërret konferencë për media
  • 12:21Bora shkakton kaos në trafikun e Sllovenisë, mbyllet autostrada drejt Koperit pas rrëshqitjes së kamionëve
  • 12:09Ish-deputeti Milaim Zeka shpërthen në lot, kundërshton dënimin në Apel: Kritikon prokurorin dhe ngre pretendime për hetuesin