Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, duke filluar nga ora 11:00.
Në rend dite të seancës është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.
Para shqyrtimit të deklaratës, deputetët pritet të miratojnë procesverbalet nga seancat e mëparshme, ndërsa do të zhvillohet edhe betimi i deputetëve.
Po ashtu, në këtë seancë parashihet zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në rend dite është edhe formimi i komisioneve parlamentar.
Kujtojmë se nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është dërguar për mendim në Qeverinë e Kosovës.
Më 21 shtator, Partia Demokratike e Kosovës e dorëzoi në Kuvend projektligjin.




