Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite ndryshimet buxhetore dhe Byroja e Pasurisë

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 08:25
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite ndryshimet buxhetore dhe Byroja e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht, parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Në vazhdim, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Po ashtu, në shqyrtim të dytë do të jetë edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në fund, deputetët do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.Pyetjet parlamentare,

4.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

5.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

6.Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

buxhetorepasurisëkuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 10:08Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
  • 10:07Strategic Group dhe Ocean B Holding nga Katari nisin iniciativën investuese prej 2 miliardë dollarësh për Kosovën dhe Shqipërinë
  • 10:07Njësia A3 e Kosovës A rikthehet në operim
  • 09:47Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës
  • 09:28Vendimi i plotë i gjykatës për Albert Zekaj