Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra me thikë në Ksamil

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 20:09
Ky është 20-vjeçari portugez që u vra me thikë në Ksamil

Një ngjarje e rëndë tronditi Ksamili në kulmin e sezonit turistik, ku një turist portugez, 20-vjeçari Luis Miguel Varela Mendes, mbeti i vrarë pas një konflikti në orët e para të mëngjesit të së martës.

I riu kishte udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me një grup miqsh për pushime, por pas një feste në zonë, një konflikt përfundoi në mënyrë tragjike.

Trupi i 20-vjeçarit u gjet rreth orës 05:15 pranë resortit “Principote”, mbi shezlongë. Sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore, ai kishte marrë disa goditje me thikë në shpinë dhe kraharor.

Për ngjarjen, policia arrestoi 29-vjeçarin Sokrat Vata, i dyshuar për vrasjen. Ai u kap pas disa orësh kërkimesh në Levan të Fierit, teksa dyshohet se po tentonte të fshihej në bagazhin e një automjeti.

Ndërkohë, autoritetet kanë shoqëruar dhe arrestuar edhe 10 persona të tjerë, nën dyshimet për veprat penale që lidhen me bashkëpunimin dhe moskallëzimin e krimit.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë në zonat turistike shqiptare, veçanërisht në një periudhë kur bregdeti i vendit është i mbushur me turistë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

20-vjeçariportugezthikë

Të ngjashme

E rëndë në Leposaviq: Gruaja sulmon me thikë fëmijën 4-vjeçar

E rëndë në Leposaviq: Gruaja sulmon me thikë fëmijën 4-vjeçar

10:10

Më shumë nga Lajme

  • 19:33Abdixhiku dhe LDK ende pa deklaratë pas takimit me Kurtin, mbi dy orë nga përfundimi
  • 19:25Djali i Kadri Veselit i bashkohet protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 19:19Hamza pas takimit me Kurtin: Ka mundësi për marrëveshje nëse procedohet Ligji
  • 19:15Dita e 18-të e protestës, protestuesit: Votone Ligjin!
  • 19:13Osmani në përvjetorin e Kongresit Panevropian: Nuk duhet të lejojmë që historia të rishkruhet