Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Ky është i dyshuari i arrestuar dje për krime lufte – dyshohet për përfshirje në rastin “Grupi i Intelektualëve”

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 08:51
Ky është i dyshuari i arrestuar dje për krime lufte – dyshohet për përfshirje në rastin “Grupi i Intelektualëve”

I arrestuari i djeshëm për krime lufte në Kosovë është Radisav Kostoviq, rreth 62 vjeç, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile, në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Rasti lidhet me ngjarjet e 19 prillit 1999 në fshatin Mala Kalludër të Zubin Potokut, ku sipas dosjes hetimore figurojnë si viktima 23 civilë shqiptarë, shkruan Sinjali.

Arrestimi i Kostoviqit është bërë pas veprimeve hetimore të zhvilluara për një periudhë të gjatë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Pas arrestimit, Kostoviqi është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, por ka zgjedhur të heshtë dhe të mos japë deklaratë para hetuesve, duke shfrytëzuar të drejtën e tij për mbrojtje në heshtje.

Me vendim të prokurorit të rastit, ndaj tij është caktuar ndalimi prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Rasti “Grupi i Intelektualëve” është pjesë e hetimeve për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

krimelufterastin

Më shumë nga Lajme

  • 12:33Prokuroria e Hagës mirëpret dënimet e sotme të Thaçit dhe të tjerëve: Askush s’mund t’i shmanget përgjegjësisë
  • 12:32Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
  • 12:30“Evropë, ku është drejtësia?”, aksion para Zyrës së BE-së në Prishtinë, krahasohet dënimi i Thaçit me atë të Sheshelit
  • 12:20Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale
  • 12:20“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së