Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është numri i qytetarëve që morën pjesë në Mashin për Liri

GD
Gazeta Demos12 shtator 2026 në 16:16
Ky është numri i qytetarëve që morën pjesë në Mashin për Liri

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka falenderuar rreth 100 mijë qytetarë që sot iu bashkuan Marshit për Liri në Prishtinë, duke e shndërruar kryeqytetin në një zë të fuqishëm për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës.

Sipas një njoftimi për media thuhet se qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, nga çdo komunë e Kosovës, si dhe bashkatdhetarë nga diaspora, marshuan sot së bashku, pa dallime, me një mesazh të vetëm: Liri për çlirimtarët!

Mijëra qytetarë në Marshin për Liri, kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së

"Falënderojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, bashkëluftëtarët, qytetarët, diasporën, artistët, sportistët, përfaqësuesit politikë, organizatat, bizneset, mediat, vullnetarët dhe secilin që kontribuoi që ky marsh të ishte një manifestim i madh, paqësor dhe dinjitoz. Sot Kosova dëshmoi edhe një herë se kur bëhet fjalë për lirinë, për UÇK-në dhe për njerëzit që morën përgjegjësinë për vendin në ditët më të vështira të historisë sonë, ne dimë të bëhemi bashkë", thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim, marshi i sotëm ishte një mesazh i fuqishëm solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, por mbi të gjitha ishte një mesazh për të vërtetën, drejtësinë dhe historinë e Kosovës.

"Tani sytë e Kosovës janë drejt 16 shtatorit. Atë ditë, kërkesa jonë është e qartë: Liri për Hashim Thaçin. Liri për Kadri Veselin. Liri për Jakup Krasniqin. Liri për Rexhep Selimin. Kosova ka pritur gjatë. Sot, rreth 100 mijë qytetarë folën me një zë. Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM", thuhet ndër të tjera në njoftim.

lirimorënkosovës

Të ngjashme

Lladrovci nga Marshi për Liri: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!

Lladrovci nga Marshi për Liri: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!

17:13
Mozzik në Marshin për Liri: Besoj në pafajësinë e secilit që është në Hagë

Mozzik në Marshin për Liri: Besoj në pafajësinë e secilit që është në Hagë

17:09
Ganimete Musliu pas “Marshit për Liri”: Askush s’ka të drejtë të marrë vendime të padrejta në emër të këtij populli

Ganimete Musliu pas “Marshit për Liri”: Askush s’ka të drejtë të marrë vendime të padrejta në emër të këtij populli

17:06
Mbi 8 mijë shqiptarë nga Shqipëria udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë

Mbi 8 mijë shqiptarë nga Shqipëria udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë

16:44

Më shumë nga Lajme

  • 17:13Aksident me fatalitet në Junik, vdes drejtuesi i katërçikletës
  • 16:58Aksident mes dy kamionëve në Kaçanik-Hani i Elezit
  • 16:58Richard Grenell: Ka mbështetje dy partiake për Hashim Thaçin në SHBA, tani është në dorën e Hagës
  • 16:39Haradinaj: Sot Kosova foli fuqishëm dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët
  • 16:09Marshi për Liri, reagon Haxhiu