Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses për dekretin e Presidentes

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 19:11
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses për dekretin e Presidentes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me aktgjykim lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësim të dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke konstatuar se ky dekret nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata ka vlerësuar se Kuvendit i jepen edhe 34 ditë shtesë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Gjykata tha se zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual, duke theksuar se ky afat është detyrues dhe nuk mund të relativizohet.

Megjithatë, duke marrë parasysh rrethanat specifike të konstituimit të Kuvendit në shkurt të këtij viti, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ka pasur në dispozicion afatin e plotë prej 60 ditësh për zgjedhjen e Presidentit, siç parashihet në nenin 82 të Kushtetutës.

Në interpretimin e saj, Gjykata sqaroi se në të ardhmen procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë dhe të përfundojë brenda një periudhe maksimale prej 60 ditësh, dhe gjithsesi jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

Sipas vendimit, në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda afatit shtesë prej 34 ditësh, atëherë Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga dita e shpërndarjes.

Gjykata gjithashtu vendosi që masa e përkohshme e 9 marsit 2026 të shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi, i cili hyn në fuqi menjëherë.

Gjykata Kushtetuese

Më shumë nga Lajme

  • 16:57A mund të fajësohen gjashtë deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?
  • 16:56Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?
  • 16:44Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje
  • 16:42Thellohen përplasjet në LDK, Paris Guri i reagon Janina Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete?
  • 16:40Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim