Deklaratat që ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, i kishte bërë më 2 prill të këtij viti për profilet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas zbulimit të identiteti të profilit të rremë me emrin “Lule Xheli” në Facebook që e përkrahë Vetëvendosjen, e shanë linçon dhe ofendon kundërshtarët politik të Albin Kurtit.
Haradinaj, duke iu referuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, kishte deklaruar se po shpenzohen mjete të mëdha financiare për të mbështetur profile dhe faqe që, sipas tij, kanë për qëllim sulmin ndaj kundërshtarëve politikë dhe nxitjen e gjuhës së urrejtjes.
“Po financohen mediat me thasë, nigone çka po thotë… Ky shpenzon më së shumti pare me i ushqy zagartë me i fy shqiptarët. Nuk ka luftë ky me Serbinë…”, deklaronte Haradinaj.
Ai kishte paralajmëruar se, sipas vlerësimit të tij, një pjesë e burimeve financiare po kanalizoheshin për të mbështetur profile të rreme dhe fushata denigruese në rrjetet sociale, në vend që të adresoheshin çështjet me interes shtetëror.
Deklarata e Haradinajt rikthehet pas publikimit të materialeve që kanë nxitur debat publik lidhur me profilin “Lule Xheli” dhe dyshimet për një rrjet propagandistik në rrjetet sociale.
Profili i rremë “Lule Gjeli”, i njohur për mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosjeka ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për linçimet, shpifjet e rënda ndaj figurave politike dhe publike, shkruan Periskopi.
Ndër emrat që kanë qenë objekt i postimeve të këtij profili është edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila në raste të ndryshme ka folur publikisht për fushata të organizuara të linçimit dhe dezinformimit ndaj saj.
Një nga publikimet e këtij profili të rremë përmbante sulme denigruese ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, përfshirë akuza të ndyta si “afera seksuale”.
