Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky shtet mbështet vazhdimin dhe zgjerimin e misionit të ushtarëve të saj në Kosovë deri në vitin 2029

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 18:39
Ky shtet mbështet vazhdimin dhe zgjerimin e misionit të ushtarëve të saj në Kosovë deri në vitin 2029

Komisioni i Politikës së Sigurisë i Këshillit të Shteteve në Zvicër ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e angazhimit të ushtarëve zviceranë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë deri në vitin 2029, duke përkrahur njëkohësisht edhe rritjen e numrit të tyre.

Sipas vlerësimit të këtij komisioni parlamentar, prania e trupave të KFOR-it, përfshirë kontingjentin zviceran Swisscoy, vazhdon të jetë e nevojshme për shkak të situatës së ndjeshme të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në pjesën veriore të vendit, shkruan CDT.

Komisioni thekson se misioni i KFOR-it mbetet një faktor kyç jo vetëm për stabilitetin e Kosovës, por edhe për ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, rajon i cili konsiderohet me rëndësi të veçantë edhe për interesat e Zvicrës.

Në këtë kontekst, është përkrahur rritja e numrit të ushtarëve zviceranë në Kosovë nga 195 në 215, ndërsa propozohet që Këshilli Federal të ketë autoritetin për të shtuar edhe deri në 30 ushtarë të tjerë gjatë mandatit, në varësi të nevojave të misionit.

Po ashtu, parashihet mundësia e angazhimit të përkohshëm të forcave shtesë për qëllime teknike dhe të sigurisë, përfshirë deri në 50 ushtarë për mirëmbajtje, si dhe deri në 20 të tjerë për garantimin e sigurisë së vetë kontingjentit zviceran në Kosovë

KFORzvicra

Më shumë nga Lajme

  • 17:16Ishte duke peshkuar në lumin Setë në Dibër, humb jetën 29-vjeçari
  • 17:15Vendimi i Hagës dhe propaganda e Serbisë, qysh e shtyu Beogradi vendimin dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së?
  • 16:51Shqiptaro-amerikanët në New York paralajmërojnë protestë para OKB-së
  • 16:43Musliu reagon pas identifikimit të mbetjeve të dy të zhdukurve nga lufta
  • 16:35Fillon rritja e çmimit të linjave të autobusëve