Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë kanë ndërmarrë një aksion sot në një fshat të Pejës ku është kapur një sasi e narkotivëve dhe u zbulua një laborator për prodhimin e drogës.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Sahide Gashi, tha se operacioni është realizuar pas pranimit të informatave nga terreni dhe verifikimit të tyre përmes burimeve të sigurta, si dhe pas sigurimit të urdhrit të gjykatës kompetente.

Sipas saj, gjatë kontrollit në lokacionet e dyshuara janë gjetur një laborator për kultivim të bimëve narkotike, si dhe pajisje të avancuara të përdorura për krijimin e kushteve të kultivimit.