Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lama: Shkuarja në zgjedhje e panevojshme, kompromisi politik do të nevojitet edhe pas tyre

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 08:27
Lama: Shkuarja në zgjedhje e panevojshme, kompromisi politik do të nevojitet edhe pas tyre

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka deklaruar se vendi ka humbur shumë nga mungesa e kompromisit politik, duke thënë se zgjedhjet e fundit kanë qenë të panevojshme.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo deklaroi se kompromisi politik do të jetë i domosdoshëm edhe pas zgjedhjeve, andaj sipas saj ai do të duhej të ishte arritur më herët.

“Shkuarja në zgjedhje tani ka qenë krejt e panevojshme, sepse kompromisi do të nevojitet edhe pas zgjedhjeve dhe do të duhej të ishte gjetur qysh vjet. Zgjedhjet e 28 shkurtit dhe tani të 7 qershorit kanë qenë të panevojshme dhe kjo për Kosovën do të thotë humbje e madhe”, tha Lama.

Ajo theksoi se kriza politike po ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit, në procesin e miratimit të ligjeve dhe në përfitimin e ndihmave nga Bashkimi Evropian.

“Sa i përket zhvillimit, ekonomisë së Kosovës, ligjeve që presin për t’u miratuar, financave, ndihmave të BE-së që Kosova nuk do të përfitojë në kohë”.

“Në të gjitha aspektet është humbje për Kosovën. Pastaj mungesa e kompromisit po e dëmton Kosovën në mënyrë të pakthyeshme, po dëmton besimin e qytetarëve ne institucione, dhe po dëmton edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kosova po perceptohet si një shet jofunksional”, tha ajo në “Info Magazinë” në Klan Kosova”, tha Lama.

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun