Adriana Matoshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj deputetëve të opozitës dhe disa personaliteteve që i dolën në mbështetje fabrikës së qumështit në Istog rreth zhvillimeve të fundit.
Teksa i quajti ‘langareca’, ajo shkoi edhe më tutje duke i akuzuar të njëjtit se janë shitur për t’i afruar mbështetje kësaj fabrike, e cila sipas saj është ‘e keqja që mbrohet’.
“Kjo shoqni eshte shume n’situate t’rond. Domethon shteti ka ardhe ne pozite me luftu njerez qe na demtojne shendetin, n’anen tjeter dalin langarecat e mbrojne njerin qe don me na shkaktu semundje. N’vend se me raportu, kta e mbrojne te keqen. Qysh more jeni ardhe ne kete dite?
