Anëtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri, kanë bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.
Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.
