Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK bën homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 15:14
LDK bën homazhe për heroin Idriz Rrecaj në Skenderaj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë të partisë, ka bërë homazhe në Skenderaj në nderim të heroit Idriz Rrecaj.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, e ka kujtuar Rrecajn si intelektual dhe veprimtar të çështjes kombëtare, i cili ishte ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj dhe kryetari i parë i saj.

“Sot, në Skenderaj, me bashkëpunëtorë të LDK-së, bëmë nderime për heroin Idriz Rrecaj. Intelektual, veprimtar i çështjes kombëtare dhe një ndër themeluesit e degës së LDK-së në Skenderaj, kryetar i saj i parë, Idriz Rrecaj ishte pjesë e brezit që mori përgjegjësi për organizimin politik e kombëtar në ditët më të vështira për Kosovën. Kontributi i tij është pjesë e historisë së LDK-së, UÇK-së dhe e përpjekjes sonë për liri e pavarësi”, shkroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi se sakrifica e heroit nuk duhet të harrohet dhe se krimi ndaj tij nuk duhet të mbetet pa drejtësi.

“I rrëmbyer nga forcat serbe në prill të vitit 1999, bashkë me pjesëtarët e grupit të intelektualëve shqiptarë, ai u kthye pas 27 vjetësh në tokën e Kosovës së lirë. Familjes Rrecaj i shprehëm ngushëllimet dhe respektin tonë të thellë për qëndresën gjatë gjithë këtyre viteve. Për 27 vjet na mungoi varri i tij, por emri dhe vepra e Idriz Rrecajt mbetën mes nesh. Sot e nderojmë në liri, me detyrimin që sakrifica e tij të mos harrohet dhe krimi ndaj tij të mos mbetet pa drejtësi. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj!”, shkroi Abdixhiku.

homazheheroinidriz

Të ngjashme

​Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj

​Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj

16:48
Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

14:58
Djali i Idriz Rrecajt: Sot babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

Djali i Idriz Rrecajt: Sot babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë

13:34
Skenderaj nderon jetën dhe veprën e heroit Idriz Rrecaj

Skenderaj nderon jetën dhe veprën e heroit Idriz Rrecaj

12:46

Më shumë nga Lajme

  • 16:02Më pak lindje, më shumë vdekje në Kosovë: Kurorëzimet rriten me 44,6 për qind, shkurorëzimet bien ndjeshëm
  • 15:55Avokati Arsim Vranovci bën thirrje për paqe: Jetojmë në dy shtete, por Kosovën dhe Shqipërinë i duam njësoj
  • 15:54Ambulanca u jep ndihmën e parë të rinjve që dyshohet se u lënduan nga plumbat e gomës gjatë protestës në Tiranë
  • 15:42Aleanca shënon “Ditën e Rinisë”, Gjini bashkëbisedon me të rinjtë për kapitullin e ri të partisë
  • 15:29Operacioni “MALI”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit që u kapën me mbi 53 kg marihuanë në Gjilan