Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK me punëtori përgatitore për zgjedhjet, Abdixhiku: 12 tetori, koha të zgjedhim zhvillimin mbi propagandën

GD
Gazeta Demos9 gusht 2025 në 18:37
LDK me punëtori përgatitore për zgjedhjet, Abdixhiku: 12 tetori, koha të zgjedhim zhvillimin mbi propagandën

Kandidatët për kryetarë komunash të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryesinë e kësaj partie, deputetë dhe ekipin qendror të saj, kanë zhvilluar punëtori përgatitore në Istog, për zgjedhjet e 12 tetorit. Kështu ka bërë të ditur vetë i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se gjatë takimit ata kanë diskutuar për strategjinë, organizimin dhe mesazhin e tyre për qytetarët, dhe, për programin e tyre.

Abdixhiku ka thënë edhe se, 12 tetori s’është vetëm datë zgjedhjesh por edhe një moment i madh për të vendosur se ‘’çfarë duam nga komunat tona në katër vitet e ardhshme’’.

‘‘Sot në Istog, me kandidatët tanë për kryetarë komunash, kryetarët e degëve, Kryesinë Qendrore, Deputetët e Kuvendit dhe ekipin qendror të LDK-së, zhvilluam punëtorinë përgatitore për zgjedhjet e 12 tetorit. Diskutuam organizimin, strategjinë dhe mesazhin tonë për qytetarët; mbi të gjitha, programin tonë për nevojat e secilit qytet anembanë vendit. Analizuam gjendjen në çdo komunë dhe vendosëm planin e veprimit për muajt që na ndajnë nga fitorja. 12 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh; është një moment i madh për të vendosur se çfarë duam për komunat tona në katër vitet e ardhshme. Nga Istogu te Gjilani, nga Peja te Prishtina, çdo qytet ka historinë, sfidat dhe mundësitë e veta. Sot, diskutuam për secilën prej tyre, duke hartuar plane konkrete që prekin jetën e njerëzve tanë – nga ndërtimi i infrastrukturës, investimet në shkolla e spitale, gjelbërimi i hapësirave publike, deri te mbështetja për bizneset dhe punësimi i të rinjve’’, ka thënë ai.

I pari i LDK-së ka thënë edhe se fushata e kësaj partie, është për prindërit që duan një arsim më të mirë për fëmijët e tyre, për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu, dhe për bizneset që duan mundësi e jo pengesa

‘‘Fushata jonë nuk është për ne – është për ju.

Fushata jonë, sikurse qëllimi ynë, është përtej nesh!

Është për prindërit që duan një arsim më të mirë për fëmijët e tyre. Për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu, jo ta kërkojnë jashtë vendit. Për bizneset që duan mundësi e jo pengesa. Për çdo qytetar që meriton shërbim të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm. Në çdo komunë, ne do të shkojmë derë më derë, lagje më lagje, për të dëgjuar dhe për t’ju prezantuar vizionin tonë. Sepse besojmë se qeverisja e mirë nuk vjen nga lart – ajo fillon nga qytetet tona dhe nga qytetarët që kërkojnë më shumë për vendin e tyre’’, ka shtuar ai.

Në fund, lideri i LDK-së ka deklaruar se me 12 tetor është koha për të zgjedhur zhvillimin mbi propagandën, dhe punën mbi fjalët boshe.

‘‘Më 12 tetor, është koha që bashkë të zgjedhim zhvillimin mbi propagandën, punën mbi fjalët boshe dhe shpresën mbi zhgënjimin. LDK hyn në këtë garë e bashkuar, e përgatitur dhe me vizion të qartë për zhvillimin e çdo qyteti dhe të gjithë Kosovës. 12 tetori është dita jonë. Bashkë, le të fitojmë!’’, ka deklaruar Abdixhiku.

Më shumë nga Lajme

  • 08:56Bill Clinton feston 80-vjetorin e lindjes
  • 08:52Zelensky propozoi kandidatët për ministër të Brendshëm dhe ministër të Jashtëm, Parlamenti voton sot
  • 08:43Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin
  • 08:33Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, humbin jetën dy të rinj
  • 08:26Aksident tragjik në Durrës, vdesin 3 të rinj