Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK nis mobilizimin për fushatë, Abdixhiku: Kosova ka nevojë për normalitet dhe shpresë

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 19:22
LDK nis mobilizimin për fushatë, Abdixhiku: Kosova ka nevojë për normalitet dhe shpresë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij është gati për fillimin e fushatës zgjedhore, raporton GazetaBlic.Në një takim pune me kryetarët e degëve dhe kryetarët e komunave në selinë qendrore të LDK-së, Abdixhiku tha se partia është e mobilizuar dhe e koordinuar për angazhim në çdo qytet e fshat.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe shpresë, duke shtuar se LDK do ta çojë fushatën përpara me ekip, dinjitet dhe përkushtim.

Postimi i plotë:

Gati për fushatë!Gati për mobilizim e angazhim nacional.

Sonte, në selinë qendrore të LDK-së, u mblodhëm në një takim pune me kryetarët e degëve dhe kryetarët tanë të komunave. Një takim përplot energji, përkushtim dhe angazhim drejt fushatës elektorale.Me ekipet tona, veprimtarët tanë, kryetsrët tuaj, do të jemi në çdo qytet, fshat e lagje për thirrjen tonë të madhe se Kosova meriton qeverisje të drejtë, institucione që funksionojnë dhe politikë të matur që i shërben qytetarit.

LDK është gati. Strukturat tona janë të lidhura, të koordinuara dhe të vendosura që këtë fushatë ta çojnë deri në fund me dinjitet, me punë dhe me rezultat.Ndjenja e gadishmëria mes strukturave tone është ajo që duhet; e fortë, e sinqertë dhe plot motivim. Secili prej tyre e di peshën e këtij momenti. Secili e di që Kosova ka nevojë për normalitet, për stabilitet, për zhvillim. Dhe mbi të gjitha, për shpresë.E filluam këtë betejë si ekip.

E vazhdojmë si ekip.Dhe do ta përmbyllim si ekip.

Shpresë ka. Zgjidheni atë!#LDK123

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Rinia e Aleancës: Vagonët për servis në Serbi, familjet ende në dhimbje për të zhdukurit
  • 20:02Nesër protestë në Prishtinë
  • 19:55Haxhiu i jep shtetësinë Boiken Abazit dikur i dëbuar nga Kosova për rrezikim të sigurisë kombëtare
  • 19:43Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
  • 19:41Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza