Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Legjenda e kinemasë, Robert De Niro pjesë e filmit ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 10:18
Legjenda e kinemasë, Robert De Niro pjesë e filmit ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë

Një projekt filmik ndërkombëtar do të trajtojë luftën e Kosovës dhe do të integrojë disa nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it, përfshirë legjendën Robert De Niro.

Lajmin e ka konfirmuar producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh punon me tregun ndërkombëtar të filmit.

Ai ka zbuluar se projekti bazohet në një histori thellësisht personale – atë të babait të tij, e ndërlidhur me ngjarjet tragjike të masakrës së Reçakut dhe të luftës në Kosovë.

Në një intervistë për Blendi Fevziun, Krasniqi tha se De Niro do të interpretojë rolin e babait të tij, ndërsa filmi do të sjellë në qendër fatin dramatik të familjeve kosovare gjatë luftës.

“Është historia e babait tim dhe e masakrës së Reçakut, një rrëfim që përfshin gjithçka nga fillimi deri në fund i luftës në Kosovë,” deklaroi producenti.

Krasniqi ndau me emocion edhe historinë e rëndë të të atit, i cili ishte plagosur dhe më pas djegur për së gjalli gjatë luftës – një ngjarje që do të shndërrohet në film me një mesazh të fuqishëm njerëzor.

Sipas tij, në projekt do të përfshihen 71 aktorë nga Hollywood-i, ndërsa kontratat tashmë janë nënshkruar. Xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, pas një shtyrjeje të përkohshme për arsye organizative.

Robert De Niro

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet